Gjatë mesditës së sotme i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë me reshje të dendura dëbore ku dhe ka sjellë probleme në akset rrugore në vendin e quajtur Pishat.
Si pasojë e reshjeve ka patur edhe një aksident me makinë, si dhe bllokim të rrugës. Shkak i bllokimit të rrugës në vendin e quajtur “Pishat” ka qenë edhe mospërdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Për shmangien e kësaj situate në vendngjarje ka shkuar edhe policia të cilët po menaxhojnë situatën.
Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht: aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.
Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar këshilloi që të tregoni kujdes të gjatë gjithë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje, pajisuni me goma kur udhëtoni dimërore aksi për të mos sjellë probleme me transportin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën.
Top Channel