52 ton miell janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Fier.

Sasia e konsiderueshme e miellit u bllokua pasi produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare. AKU thotë se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë dhe ubjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

Veç sekuestrimit, u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA