Atalanta dhe Luixhino sollën një atmosferë kuqezi në skenën e “Dancing With the Stars”.

Një Paso Doble e fuqishme, e cila u kërcye nën tingujt e këngës patriotike “Xhamadani Vija Vija”.

Performanca u prit mjaft mirë nga publiku, të cilët brohorisnin dhe e tundnin flamunjt, por jo vetëm ata e shijuan, pasi edhe anëtrët e jurisë vlerësuan atmosferën.

Iliri: E padiskutueshme atmosfera, s’kishte si të ishte ndryshe. E diskutueshme performanca.

Valbona: E kuptni ju sa me fat jeni që kërcyet këtë kengë. Unë sa herë e dëgjoj këtë këngë më mbushen sytë nga emocioni. Performanca ishte e shkëlqyer, u ndje edhe fuqia e këngës në lëvizjet e tua.

Lori: Mbyllje shumë e bukur e performancave. Do doja ta çoja pak vëmendjen tek Luixhino. Të komplimentoj shumë sepse je nga të paktët që kur këcen e ke 100% vëmendjen te partnerja.

Luixhino: Unë jam thjesht shtylla e saj. Po u ngrit ajo ngrihem dhe unë.

Olta: Duke u përpjekur të distancohem totalisht nga gjithë atmosfera që ishte krijuar, dua të bëhem pak më profesionale. Atalanta të mbaj mend që puntatën e parë me tangon, që ke shkëlqyer dhe në të gjjtha performancat ke qenë në nivel shumë të mirë, por jo duke u ngritur.

Dyshja mori në total 36 pikë, ndërsa Atalanta shprehu mospëlqim për pikë e Oltës, që i vlerësoi me 8 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA