Këngëtari Sardi Strugaj me partneren Ensa, sollën sonte në Dancing With the Stars një salsa argjentinase nën ritmin e këngës “Kur bjen fyelli çiftelia” të Irma Libohovës.
Për jurinë, kjo ishte ndër perfomancat më të bukura të Sardit, i cili sipas tyre është rritur në kërcim dhe sot është futur në garë.
Lori Bala: Se kur u bërë kaq i mirë nuk e di. Bravo, atmosferë, stil e të gjitha, u kënaqëm!
Ilir Shaqiri: I lehtë plastik, muzikal, interpretues, je on top!
Valbona Selimllari: E vutë re si ndihej energjia e malësorit, ajo më erdhi mua me fort se çdo gjë tjetër.
Sardi Strugaj: Dua të përshëndes jo vetëm veriun jo vetëm Pukën, por çdo trevë aty ku flitet shqip
Olta Gixhari: Sardi dua të them njëherë se çdo gjë e keqe vjen për keq. Ti sot ke hyrë seriozisht në garë. Bravo të qoftë, ky ishte shpërthimi i jot. Bravo Ens! Kjo është ajo që dua, të kërceni edhe vetë të tregoni sa shumë keni mësuar, Ky e mori skenën vetëm, e pushtoi partneri. Bravo Sardi uroj që të vazhdosh kështu në këtë rrugë!
Teksa publiku brohoriste emrin e Sardit, çifti u vlerësua në total me 39 pikë, pra tre 10-ta dhe një 9-të nga Iliri.
Nëse Sardi dhe Erisa janë të preferuarit tuaj, votoni për ta nga Shqipëria dhe Kosova, me Vip10. Mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv
Top Channel