Arnita Beqiraj erdhi sot në Dancing With The Stars me një quickstep, me këngën ritmike “Dashuria e parë” nga ARnita Bitri.

Performanca u prit mirë nga juria, ndërsa sipas Oltës, Arnita është garë me Enxhin.

Ilir Shaqiri: Mendoj duhet të bësh një garë me Enxhin për kokën në rrotullime, se edhe ti ke të njëjtin problem. Koreografia ishte e realizuar mirë. Kishte harmoni, kishte ndjeshmëri dhe perfomanca e arrirë.

Valbona Selimllari: Ajo që më pëlqen më shumë përveç aftësive, ajo se humb interpretimin, ndjesinë, madje edhe aktrimin. Mua mu duk se atë që tha Iliri, e kishe në mënyrën më perfektë të ndryshme.

Olta Gixhari: Keni nisur një garë të fortë ti dhe Enxhi dhe na keni krijuar këtë ide, të dyja kërceni mirë por me quick stepin tënd pash pak më shumë frymëmarrje, kthjelltësi, jo rrëmujë dhe shumë për lumë por do thoja që Sardi ka hyrë fuqishëm sot në garë kshuqë kujdes.

Lori Bala: Mua mu duk pastër, bukur dhe pa gabime. Për mua ishte një performancë e shkëlqyer.

Në fund të performancës, çifti u vlerësua në total me 35 pikë.

Nëse Arnita dhe Eni janë të preferuarit tuaj, votoni për ta nga Shqipëria dhe Kosova, me Vip1. Mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA