Shkodra dhe Shqipëria kanë humbur një emër të madh të artit dhe humorit. Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda.

Artisti shumëdimensional i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Artisti lindi më 27 korrik 1950 në Shkodër. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Deda filloi studimet në shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, artisti i mirënjohur u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

“Artisti i Merituar” i skenës shqiptare është babai i aktorit të mirënjohur dhe një “Mjeshtri të Madh” si Julian Deda, dhe muzikantit Mario Deda.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA