Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur Shkodra dhe Shqipëria kanë humbur një emër të madh të artit dhe humorit. Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda.
Artisti shumëdimensional i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Artisti lindi më 27 korrik 1950 në Shkodër. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Deda filloi studimet në shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.
Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, artisti i mirënjohur u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
“Artisti i Merituar” i skenës shqiptare është babai i aktorit të mirënjohur dhe një “Mjeshtri të Madh” si Julian Deda, dhe muzikantit Mario Deda.
Top Channel