Ina Kollçaku erdhi këtë natë të tetë në “Dancing With The Stars” me një nga këngët e fundvitit të Top Channel, që ajo thotë se është e preferuara e saj.

Valsi i Inës Eltionit u kërcye nën ritmet e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” nga Ramë Lahaj.

Me padjeshkat e vështira dhe ngjyrat kuq e zi, Ina i emocionoi të gjithë.

 Olta: Më vjen shumë mirë që i ke kaluar këto limite veçse garën me vete, ishte pak pak për natën e tretë.

Valbona: Ishte mirë, por është e vërtetë që mimikën nuk e ke nga fillimi deri në fund, shkëputesh herë pas here. Janë të pa tolerueshme në natën e tretë.

 Lori: Mos të kesh frikë kur bëni padjeshkat me Token, ke bërë një nga padjeshkat më të vështira.

Ina dhe Eltioni rrëmbyen vetëm 28 pikë nga juria. Për të gjithë ju që doni t’i mbani në garë mund të votoni me kodin VIP 15.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel