Irgen Çela kërceu sot në skenën e “Dancing With the Stars” në një tango me partneren e tij, Jorën.

Dyshja kërcyen nën tingujt e këngës së Jericho, “Tomlin e nonës”. Komentet e jurisë ishin përgjithësisht pozitive, ndërsa vlerësuan përpjekjet e aktorit të “Portokallisë”, për t’u përmirësuar.

Valbona: Ti je në një fazë shumë të mirë. Më pëlqen shumë edhe postura edhe mënyra se si e transmeton gjithë kërcimin. Pate disa momente që u duk sikur e humbe posturën, mos e bëj më.

Lori: Postura vjen si pasojë e gjatësisë. Ti e superove shumë mirë marrëdhënien me partneren. Do doja më shumë hapa. Më shumë elegancë. M’u duke më shumë sikur ishe në shërbim të Jorës, sesa e shijove tangon.

Iliri: E bërë në pasodoble e bërë dhe sot në tango, të njëjtën mimikë fytyre, ke një kontraktim fytyre. Në pasodoble jemi okay, se është e fuqishme, por në tango në një kërcim pasionat ti sërish luftove. Ti ke një ndjeshmëri trupi që pak balerinë nga VIPA-t e kanë. Ti kur shoqëron kërcen.

Olta: E ke heq komplet rolin e komedisë, që është shumë e vështirë për të hequr, sepse e di si aktore që jam. Bravo sepse i ke hyrë garës fuqishëm që herën e shkuar. Tani ke ndryshuar.

Çifti u vlerësua me gjithsej 34 pikë. Merrni telefonat në duar dhe jepuni mbështetjen tuaj dyshes në  kodin VIP7. Gjithashtu mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel