Eni dhe Odeta në natën e ”Dancing With the Stars”, kushtuar festave të nëntorit u shfaqën më sensual se kurrë, me një rumba.
Performanca e tyre nën tingujt e këngës “Era” të Mira Konçit dhe Faton Maculës, u shoqërua me kritika të shumta nga anëtarët e jurisë, kryesisht Oltës dhe Ilirit.
“Nuk ke pse i përdor krahët si lopata në fillim të koreografisë. Krahu i rumbës ka një lloj ndjeshmërie. Duhet të jepni maksimumin tuaj. Si prezantohet artisti në skenë në momentin e parë është gjysma e punës”, u shpreh Ilir Shaqiri.
Na ana tjetër Olta Gixhari debatoi me Odetën, të cilës i kërkoi që t’i japë më shumë hapa dhe koreografi Enit, që sipas saj “e ka lënë në hije”.
Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe nuk jam fare e lumtur që Eni të paraqitet me këtë koreografi, që 90% të kërcimit është në hije.
Odeta: Është një kërcim sensual që partnerët nuk mund të rrijnë larg njëri tjetrit. Eni ka pasur hapat e rumbës.
Olta: Do doja ta nxirrje në dritë.
Odeta: Analiza që i bëhet Enit më shumë është që s’ka bërë hapa.
Olta: Sonte s’kishte fare, sot vetëm të kam mbajtur vetëm ty.
Olta: E njoh rumbën.
Odeta: Nga fillimi deri në fund ka pasur hapa të rumbës.
Olta: Nëse do i thoja Enit që dil e kërce vetëm, ai nuk do dinte çfarë do bënte sepse vetëm ty të ka mbajtur.
Olta: Interpretimin e kishe shumë të mirë.
Dy anëtaret e tjera ishin më të buta në gjykim. Valbona tha se performanca ishte e bukur.
“Ishte vërtet shumë e bukur. Eni ka goxha kapacitet për të kërcyer. Një partner që i krijon siguri partneres dhe i fortë”, tha Valbona.
“Mua më erdhi ndjesia e rumbës, stili i hapave për aq hapa sa kishte mua më pëlqyen shumë. Do doja të kishe më shumë performancë ti se Odeta”, u shpreh Lori.
Valbona: 9 pikë/ Lori: 7 pikë/ Iliri: 6 pikë/ Olta: 7 pikë, gjithsej 29, këto ishin pikët që juria vlerësoi çiftit, ndërsa Enin dhe Odetën, mund t’i votoni me kodin Vip3. Mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv
Top Channel