Ina Kollçaku gjatë provave ditore të “Dancing With the Stars”, me partnerin e saj Eltionin, ironizoi anëtaren e jurisë, Valbona Selimllarin.
Në javën e kaluar, në “sfidën e partnerit”, Ina ishte e vetmja që kërceu me një balerinë, Joanën. Ato kërcyen një cha cha, kërcim që u vlerësua me nga 8 pikë secili anëtar jurie. Por më shumë përshtypje dyshes u bëri vlerësimi i Valbonës.
Biseda e Inës dhe Eltionit.
Eltion: Performaca juaj ishte shumë mirë, me përjashtim të nja dy gjërave që un do doja t’i ndryshoja pak. Pjesa e tokës që ishte në gjunjë, mund të kishte diçka…
Ina: Edhe unë do doja ta ndryshoja.
Eltioni: Jo për ta heq si lëvizje, sepse është shumë e bukur, ka edhe sensualitet të lartë, po për sa i përket duarve, ritmit dhe çdo gjëje tjetër. Për mua ishte shumë mekanike.
Ina: Por, kemi shkëlqyer. Ishim për 8 pikë.
Eltioni: Ishit për më shumë. Të paktën nga Bona duhet të ishit vlerësuar më shumë.
Ina: Bona kur i ke të gjitha 10-ta të vë kastile 9, të uli mesataren. Ishte pak “cheap” për Bonën. Bonës i pëlqen më shumë kjo që do bëjmë këtë javë, një vals. Dy vajza duke tundur b*thët si mund të japë Bona pikë, ajo është klas, ajo do valsin.
Eltioni: Në rastin konkret dy vajza, pra gjinia e njëjtë, nuk ka asnjë lloj problemi.
Ina: E prisja, Joana e kishte taksur, Iliri tha do na japi 8 pikë. Unë isha e sigurt që do na jepte 7 pikë. Ti more 10 unë 8, kështu që jemi në rregull. 18 pikë të dy.
Top Channel