Gara e kësaj të premteje në “Dancing With The Stars” nisi me Fifin dhe partnerin e saj Gracianon me American Smooth me motive shqiptare.
E lindur në Gjermani dhe rritur në Kosovë, Fifi kërceu disa disiplina në skenë, përfshirë edhe elementë të dasmës së Shqipërisë së Mesme.
Lori: Duhet të bëhej ndarja e pesë disiplinave.
Valbona: Një atmosferë fantastike, ti ishe e lehtë si pupël. Do doja dhe unë më shumë të ndaheshin. Unë pretendoj më shumë se jeni në natën e tetë.
Olta: Mua më dhe ndjesinë që dhe një provë jp një shfaqje, ke mundësi shumë më tepër, unë dua që ti të shpërthesh. Je e lehtë, kjo tregon që ti je e përkushtuar.
Iliri: I demonstrove, por nuk i ndave, do kisha dashur thyerje edhe pse e ke shtuar dozën e elegancës, por jo performancës, je gati për ansamblin Gixhari, por do na duhet t’i analizojmë gjërat më në thelb.
Në total, Fifi dhe Graciano morën 30 pikë, ndërsa kërkuan votat e publikut. Të dy shpalosën flamurin e famshëm me Shqipërinë e Madhe, “Autochthonous”.
Të gjithë ata që duan ta mbajnë në garë Fifin duhet të votojnë me kodin VIP13.
Top Channel