Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në pranga një 35-vjeçar në Bilisht! Drejtonte automjetin i dehur
23/11/2023 13:59
Një 35-vjeçar është vënë arrestuar në Bilisht pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
35-vjeçari M.L nga fshati Dobranj në Devol, ka vijuar të ecte me makinë edhe pasi policia ia bëri me shenjë për të ndaluar. Pak më vonë ai humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 35-vjeçari po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Në këtë automjet ishte pasagjer shtetasi G. K., i cili së bashku me drejtuesin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit, i cili po ndiqet penalisht.
Top Channel