Qëlloi me armë në drejtim të mjetit të një shtetasi, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë Pesë prokurorë do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme.
Një garë që do të zhvillohet jo vetëm përmes përvojës, dosjeve që kanë hetuar, gradave shkencore, por edhe pëlqimit që duhet të marrin në Këshill dhe, në pikën përfundimtare, votat në Parlament.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi jo zyrtarisht se kanë dorëzuar kandidaturat ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, prokurorja në mandatin e saj të dytë në Eurojust Fatjona Memçaj, Rovena Zoto, prokurore në kryeqytet, si edhe prokurori i SPAK-ut Adnan Xholi dhe pedagogu i Magjistraturës Ylli Pjetërnikaj. Por kërkesë ka paraqitur edhe Kreshnik Ajazi.
Por i gjashti, kryeprokurori në Elbasan, e ka dorëzuar në mëngjes kërkesën dhe është dorëhequr nga gara në orët e pasdites.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka afat 45 ditë nga mbyllja e garës, më 1 gusht, për të kryer verifikimin e dokumenteve dhe për t’ia përcjellë brenda datës 12 gusht të dhënat ILDKPKI-së për hetimin pasuror.
Brenda këtij afati kryhen kontrollet.
Pritet që kandidatët të dëgjohen në muajin nëntor dhe, në dhjetor, organi qendror i akuzës të ketë prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Top Channel