Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.

Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se grupi i strukturuar kriminal komunikonte në këtë aplikacion me kodet: K9B9EP (Erzen Breçani), GS4TDD (Ervin Mata), HFNERI dhe Q3QNV9 (Ismail Zeneli), Ç4RE2 (Bujar Germizi), DDRJEP, PIXCJ5, $7DEGI (Eralbi Breçani), THOZQH, V6FGL7 (Besmir Murati), DMi6CF (Dedan Gjoni), 35F73Z dhe jo me emrat e tyre.

Pjesë e përgjimeve del edhe Ergys Dashi, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit, i cili u ekzekutuaa në një atentat mafioz në Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar 2022, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në SKY.

Në bisedën më poshtë grupi komunikon, pasi një sasi droge në llogari të tyre është kapur nga policia në një prej porteve evropiane.

Në pjesën e parë të detajeve të dosjes, Dashi rezulton i paidentifikuar, i cili përdor kodin D**p në SKY. Ai thotë se nuk beson se ka spiunuar njeri për ngarkesën me droge, vetëm nëse policia ka hapur aplikacionin SKY.

Ismail Zeneli: Popra, Ishallah, Kët muj do t’na blindoj pika, Lambo humbi fare, Nuk asht tu t’ngjue.

Më datë 04.01.2021, në orën 14:05 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur kodin Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e*D***p, i paidentifikuar.

Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe dërgon mesazh zanor: Boje piso. Audiofile: Ti po i pate ato 244, bene pison me aq mo dak dhe do mundohena unë që mos na charging më shumë se 20%,  t’ju them ktyne edhe tjerat i bëni ktu o vlla në Ekuador të gjitha. Bëje pison me aq sa të kesh atje në Brazil, të tjerat i bën kshu, e t’them unë, më mirë kshu. Nga Brazili, bëje pison nga Brazili me ata qe ke, Ok lekt nisim për ecu Ëlf.  Nuk e kam por bëje. Nga qvend. Shif na bëj dyshemet të lutem. Ok good. Sa cop. Ok. QA u bo me kta te Anëerpen. Ok daje. Ok ok. Jepi zjarm.

Më datë 05.01.2021, në orën 15:1 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e D**P, i paidentifikuar.

Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: Qa thojnë (D**p), Thanks man. Nice. Ya esta. E nxorët akoma? Ok, Ok ok (D**p) mirë, Si shkoj puna. Ça thue mer. O thue, Mos, Nooooooo.

Më datë 05.01.2021, në orën 19:42 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59, nëpërmjet përdoruesit Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe përdoruesit et D**P, i paidentifikuar.

V6FGL7, Besmir Murati: Hello gentlemen’s how are you guys. A jeni si jen… Na u kap puna vk, nesër del në gazetë.

V6FGL7, Besmir Murati: Ça thu mor ja q*** ropt. Me gjith pun. Ma dhe lajm të keq.

D****p: Pf. Sa mka mërzit…

V6FGL7, Besmir Murati: Si u kap…

D**p: M’ka ki zari Me të kap në kompani çdo gjo ok, me jeshile. Sa dham adresat makinave me u afru. Kaloj nga Anversa iku në Holland në kompani. I tham për 1 or të jeni ktu ke kjo adres. Aty kan mor shoferin. Kutia nuk ishte hap akoma. Me jeshile. Shoferi sa ishte fut na pati thën po futem. Kutia është pa hap…

Q3QNV9, Ismail Zeneli: No. Pppfffff

D***p: O daje a e kap skaneri thu..

D#*p* me audiofile: O daja as kutinë ato se kanë hap. Sa mundësi mund të ketë skaneri e kap pison?..

D#*p*, audiofile: Se ne e dishim që ato kishin hy me hap kutinë, po nuk u ka hap kutia, s’u kanë lënë kohë. Na kanë thënë ne që ne do hym tani por mbrapa s’ka hy njeri a kupton….

Q3QNV, Ismail Zeneli : Po patën info që ka gjo mrena…

S7DEGI, Eralbi Breçani: Shnosh me qen. Na past marr t kqijat. A i kan ra shteti…

V6FGL7,Besmir Murati: S’kemi qa bëjm joo ishalla s’po e hapin kutin der sa e kan nalu shof. Kan diçka ato. Ose është noj kontroll se nesër qen e kishin kape port. S’poo miret vesh…

S7DEGI, Eralbi Breçani: A e kan fut shoferin brenda…

V6FGL7, Besmir Murati: Se di bol prit se të na thot (D**P)…

Q3QNV9, Ismail Zeneli: Nuk e di pz. I fusin tramponin…

V6FGL7: Besmir Murati: Poo pra normal me pa dyshim. E bëjn atë gjë. Tramponin. Vetem noj shanc i madh, me shpëtu…

Q3QNV9,Ismail Zeneli: Nuk besoj që e kanë hap ashtu vet me rast se ka qen me spiunim.

D**P: Daje, s’e besoj të ketë spiunu njeri, Vetëm po patën hap Sky, S’ka fol njeri zero, Firma as nuk dinte kush kuti e kishte malin, s’e ishin porosit 3, thash 30 min para kutia qe mbaron në fund me 5 ajo ka mall…

S7DEGI, Eralbi Breçani: Shnosh me qen, Ishalla kalon…

V6FGL7, Besmir Murati: Pooo si ka munsi plak nuk është kape ne port me qen SKY do e kishin kape aty se lejn me dalë kutia..

D**p*: Shoferave i tham nisuni po rrini pak larg.

Q3QNV9, Ismail Zeneli: Nuk e kuptoj as unë.

V6FGL7,Besmir Murati: Bro e ka spiunu noj një se s’ka munsi niset puna mirë s’ka lidhje me SKY-n sigurt se me pas lidhje me skyn ishte kap në port.

Q3QNV9, Ismail Zeneli: Veç në rast se kanë qen e shitme.

*D**p: Po s’ka pas kush. Vetëm un edhe kompanis i thash 40 min para, Më tha doli nji kuti, Kjo ësht me mall. I thash jo. Doli tjetra i thash jo. E fundit dmth ka mall tha. Presim se mbase edhe nuk kapet. Se mbase kthehet neser. Nesër marim vesh çdo gjë. Shoferi se dinte fare, se do bënte ke firma madre…

V6FGL7, Besmir Murati: Ishalla vlla. Ta shikojm. Fol pak për ke daja (D**P) nëse e kemi rrisk atë kuti e kemi se patëm. Na past marrë të ligat t gjithve. Na Shnosh me qen se kto pun e kanë ktë me zahrar…

D**p: Daje, sa përqindje mund ta kapi skaneri pison…

S7DEGI, Eralbi Breçani: E kan kap e sigurt, VIla, Shoferin e kan kap, Do kthehet kutia në port prap?..

D**P: Edhe sa % jo…

S7DEGI, Eralbi Breçani: Shoferin e kan kap..

V6FGL7,Besmir Murati: Poo ato nëse e kan spiunume bro mund ti fusin tramponin sikur tha daja, Poo s’po dim nejse. Ishalla shpëton…

D#*p: Po s’u ka nigju noi her kjo…

S7DEGI, Eralbi Breçani: Me shoferin je dëgju pikë. E kanë kap shoferin…

V6FGL7, Besmir Murati: Nejse bro ishalla se kan kapë. Se dhe ne ate dum…

D**P: Presim, se mbase edhe nuk është kap…

Q3QNV9, Ismail Zeneli: Unë them se po pati shkuar duano nga mrapa do dijne noj gjë, Ishallah nuk e kapin. Por keq është situata…

V6FGL7, Besmir Murati: S’kemi qa i bëjm, shtetit dailok, t’jemi shnosh.

 D**P: shife për ke daja, tani, Se na bone me fiksime me tel tani….

 D**p: audiofile. O dajo po mirë o vlla, si ka mundësi të kapi dogana! Si nuk kap njerëzit! Ta lente ma e kap o vlla. E paskan kap para se me hy mor vlla. Ato t’u hy në kompani, i kanë thënë hajde me ne. pse mos me të lënë dogana përshembull me hap kutinë edhe me arrest çunat mrenë.

V6FGL7, Besmir Murati-D**P: S’po miret gjo vesh bro, qa thon ato kompanis, Ku esht kutia, apo e kan kthy mrapsht ke dogana.

D**p audiofile: Është atje mor plako, pozicioni i del tek dogana e Roterdamit, s’di gjo unë tashi o vlla vetëm me shpresu s’kemi ça bëjmë gjë tjetër. Me ka ki mendja i kam bo hysmet ksaj punës, nuk e di po kur s’do, s’do.

V6FGL7, Besmir Murati: S’ke plak qu ben joo nuk esht me zor. Zot shnet. Shife pak ke daja. Atje jemi ngroht.

Më datë 04.02.2021, në orën 01:56 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e D**p, Ergys Dashin, ky i fundit i dërgon fotografinë e një letre, ku shikohet e shkruajtur me stilolaps “Shoferi, ROEL OTTER VELP. Avokati MERY ËM. . OOSTHOEK ROTTERDAM.

D**p: Kjo është kutia Anversit ku kishit edhe ju vidio e çdo gjë i kam nis ke sinjali.

Personi i përmendur në bisedë, sipas dosjes së SPAK, Roel, nga informacioni që disponohet, përputhet me emrin e personit të arrestuar në Holandë në ngjarjen, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 46 kg kokainë e fshehur në pjesën e dyshemesë së  konteinerit.

Më datë 06.01.2021, në orën 08:00 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59, mes përdoruesit të Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit të STDEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe perdoruesit  D**p, i paidentifikuar, si më poshtë:

Ismail Zeneli, Q3QNV9: Pika qa thojn këta ktej, të than gjë? Po. Të dhan info.

D**p. audiofile: O daje nuk e di o vlla s’ka ndodh asnjë herë kështu, kam pyt gjith ato veta, deri tani, siç më ka ndodh dje në Anvers, nuk i ka ndodh askujt. Nuk e di ca dreqin është o vla. Dmth të kalosh me jeshile portin e të dalësh nga port i  Anversit e të shkosh në Hollandë e te kompania e kapin atje kot pa lidhje, të vjen dogana kshu, nuk e di si ka mundësi.

D**P-audiofile: Unë shumë mirë mund të ndaloja me një depo në Anvers a e ke parasysh. Nuk dilsha fare nga Belgiika. Po tham hajt vari lesh ka kalu çdo rrezik o vlla maroj. Të iki në kompani më mirë te impreza madre. Jo akoma, kam çu njerëz tani me pa pozicionin e kutisë ku e kane çu, pozicionin e kamionit edhe me pa edhe shoferin a ishte mena apo ishte jasht. Kam çu njerëz tashi. Po do i marrim infot, ku do shkojnë ato, po puna është, ropt akoma nuk e besoj ca ka ndodh.

Ismail Zeneli, Q3QNV9: Asht kap për të kap apo si.

D**P: S’dim gjo daje, akoma, akoma Se dim. Ishalla zoti është me ne.

Në bisedën e zhvilluar në këtë datë, dyshohet se është gjetur dhe sekuestruar nga policia holandeze një sasi prej 46 kg kokainë e fshehur në dyshemenë e kontejnerit. Në këtë sasi, dyshohet se ka lidhje me bisedën e datës 16.12.2020 ku (D*#P) i thotë shtetasve Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Eralbi Breçani që në ngarkesë ka futur edhe 10 kg për secilin, kjo është arsyeja perse personat janë aktivë dhe interesohen se si ishte kapur ngarkesa e kokainës.

Më datë 17.02.2021, në orën 18:21 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe shkëmben mesazhe dhe voice (mesazhe zanore), si më poshtë:

Besmir Murati (V6FGL7): Isha duke fol me (D**p) me tha, Primo është gati me nis ke letër punën. Po me tha duhen lek se s’po i mbuloj dot vet. Se i kam pagu unë për pasqyrën. Më tha i kam thënë dajës, kurse Ekuadorin e ka gati. Ai me 22, sigurt me bo… 50 copa me tha do e bëjmë, 75 në 75 ato. Primo me (D**p)…

Ismail Zeneli (Q3QNV9):  O dajlok ai pasqyrën tha, tha 30 i kanë ato të hujt, ca ka pagujt ai. E sa na bie na, nga 10 na bjen ne. S’di gjo, as s’më ka thënë rrezik as gjë, 60 copa janë në total. Per ate punë, nuk e di. A ja fut rrenë ai, se thot gjysa ashte e atyne dhe gjysma e jona. Ku di gjo unë ca rrin duke ngatrru. Po nejse unë s’mun i çoj mo lek atij (D**P), ta them burrnore, se mua më ka zhyt, se hala s’mi ka la ato të parat tamam. Ta bojë rrugën edhe pastaj. O daj ja çon lekt ti atij Primos dhe s’ka me të nis punën. Dhe në Brazil janë duke ka gjona. Leje një herë t’na nisë një dysheme, edhe ja çojm Primos. T’na nisë një herë rrugën ton.

Besmir Murati (V6FGL7): Poo e di dajlok joo për Zotin ato i kan 30 copë, nejse ta bëj Ekuadorin pastaj i qojm Primos, Okay….

Më datë 19.02.2021, në ora 12:43 deri në ora 14:58 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur kodin 3QNV9 komunikon me përdoruesin e S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani dhe shkëmbehen mesazhe dhe voice (mesazhe zanore) si në vijim:

Eralbi Breçani (S7DEGI) Dajlok ça bone. Si t’kam..

Ismail Zeneli (Q3QNV9): Mirë dajlok ja në pritje qa bone ti a je mirë…

Eralbi Breçani (S7DEGI)Dakord dajlok ore a tha (D**P), kjoo puna që paska nis, nga Brazili, paska ra. E more vesh? A t’ka çu foto malli a numër kontinjeri para se me hip, se s’po marrim vesh gjë. Ma zbulon dot kët histori.

Ismail Zeneli (Q3QNV9): Mua më ka thënë që është në ujë, ishte në ujë ajo, s’ka qysh me ra më pas kan në ujë ajo. Unë nuk e marr vesh!. Nuk më ka than gjo…

Eralbi Breçani (S7DEGI)Ka dal n’gazet thot e kan kap mallin e kan hyp kontinjerin në ujë. Më ka shkrujt mu 6 mjesit, I shkrujm iher grup chat. Pak më von kur të çohet ose shkruj ti privat…

Ismail Zeneli (Q3QNV9): Nuk kam ça me i shkrujt o dajlok se ai mu më ka thënë janë nis nja 60 copë, 30 i kanë ato 30 i kena ne. Po as s’më ka thënë se sa kena, 5 a 3 a 4 a 10, asnjë gjë asnjë gjë. Edhe ai më ka thënë me kohë që është në ujë, tani une nuk e di!..

Eralbi Breçani (S7DEGI)Kur të futet, iher, sa t’më shkruj mu. Të shkruj grupchat iher. Ta nigjojm, kët gja i kam than përher, vlla. Sikur asht ba puna e par. Më shkruj në grupchat me i pa me e nda pergjegjsin secili si qysh tek, s’po di flasim iher me të…

Më datë 19.02.2021, në orën 15:02 zhvillohet bisedë në grup chat-in mẹ numër V6FGL7: ndërmjet përdoruesit të Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit et S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe përdoruesit të D**P, i paidentifikuar, si më poshtë:

D**p: Sa jam zgju, më shkrujti Primo dje. Edhe puna pasqyrës ka ra. Puna është bo para 6 ditësh ke boshet edhe del ngarkon edhe futet prap. U ka fut prap mren ditën e shtun kur i kam thën edhe Kuksit që kutia është në port do ikte të djelë ose të hënën mjes herët në 4-5 anija. Po ne s’kemi kontrollu në sistem se na tha Primo mos kontrolloni se prej asaj po bin punët dhe dajës kto ja kam nis me foto. Dhe ka then Primo kshu. Edhe dje më shkrujti tha ne e dinim që puna ka ik se nuk e kontrollum po puna ka ra.

Besmir Murati (V6FGL7): Shnosh t’jemi vlla s’kemi qa bëjm s’po ja q* ropt, i thuj Primos nis letrat ka. Nuk ësht shkruj..(perdoruesi i D**p dergon fotot e një artikulli gazete ku lexohet “Receita localiza 69 kg de cocaina escondidos em carga de suco de limao congelado no Porto de Santos”…

D**p: Ky ka qen malli që kemi pas ble 2 muj para se un kam çu lek atje ka 3-4 muj. E din Tony (i referohet Erald Breçani), jan akoma, edhe 100 copa ke primo…

Ismail Zeneli (Q3QNV9):  Si jeni a jeni mire? O pika na ndaj të paktën kto humbjet, si humbje si fitore, na e ndaj. Se na the ti, mu me the 30 janë të atynë, e ca i ka fut njani ma shume, e 30 kena ne. As nuk na ke thënë se sa kena, 2-3-4-5 asnjë gjo. Edhe unë e kam ditë që kutia është në ujë, për kët punë të thash që zdu asnjë gjo. Ti pate çu një foto sikur është bo puna, po, unë e kam dit që është në ujë me kohe. Po më gjithatë s’kemi ça bëjmë, gjanat më të pastra më të qarta radhë tjetër…

 D**p-audiofile: O daje i ka videot i ka fotot, i ka të gjitha ai, ka çdo gjë. Po thjesht unë s’ja kam marrë, se tha do t’i jap numrat e të gjitha mbasi të jetë në ujë komplet çdo gjo. Dhe tha mos e kontrolloni të lutem, se gjasme, nuk po ta jap se e di që do e kontrollosh ose do e kontrolloj porta edhe do ta digjni punën. I thash a e din ç’ke ti, si du fare i thash maji aty të gjitha mi jep mbasi të kaloj. Edhe tani ia kërkova. Ai me ka kalu mu, ça të kam thënë unë, ça t’kam nis unë ty, është që u ka bo puna. Po vetëm foto jo video. Po tani t’i marr videot, fotot dhe numrin. Kurse kur kemi fol për punën e gjonave unë thash, ato dun 30 ujë i keni 30 ktej nga krahu tjetër, thashë të marr unë një 5-she të paktën se ato dun një 5-she më shumë. Të marr të paktën një 5-she nga ana juj me ra dakort. Se kto po dun 50% ju 50%. Ju dihet mo 50% është muhabeti juj po thosha që t’më jepshit mu 5 aty.

Ismail Zeneli: O daj ti e din si bohen punët në Brazil o vlla, ato bohen tek boshet, pastaj mrapa shkojnë ngarkojnë, pastaj kthehen prap në port. Kur hyni në port ajo ka hy ditën e premte, ditën e diel u ka afru nga patia, u ka afru afër anijes, te çoj pati tjetër që është me kontroll. Edhe tha Primo e futëm ka hy është gati me u ngarku. Kurse dje, nuk e di ça ka ra, a ka ra 500 a ka kalu 500, nuk e di, që thot ky per Anvers edhe ka ra. Se ky niset me bisedat që i shkrun ai i portit…

D**p: Edhe ne, e dinim që është nis se na pati then mos kontrollo numër. Se po bin në sistem vetëm prej kontrollit që bëjnë njerzit. Do i kaloj me vonë me foto me vidio të gjitha, me atë po merrem. Të mërkur del kutia që ësht e porositme, me ktë po merrem dje isha me ato, Takim…

Eralbi Breçani, S7DEGI : Dakord vlla shife vlla t’i japim drejtim ti aty e din që, po po, jo jo. Je vet, kurse Brazil s’jemi asnjëri, Primon e njofim e kemi mik e njofim nga dikush tjetër dhe kaq….

Emrat, kodet dhe nofkat

Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofkën “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofkën “Boli” ose “Toni”, Besmir Murati (V6FGL7) me nofkën “Kukësi” dhe Ergys Dashi (D**P) me nofken “Elb” ose “Elb nisan”.

*Ndalohet publikimi i materialit pa citim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA