Eni Shehu dhe Odeta janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit për të vijuar rrugëtimin në ‘Dancing With The Stars”.

Gjatë provave ditore u vu re se balerina ishte rikthyer me synime të qarta, këtë herë me objektiv anëtaren e jurisë Olta Gixhari.

“Dua t’i japim Oltës ujë në bisht të lugës”, u shpreh Odeta, teksa zbuloi se kjo ka ardhur si pasojë e reagimit të bërë javën e kaluar gjatë spektaklit.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Odeta: Po mendoj për një koreografi që të goads shumë, dua që kjo rumba t’i japi Oltës ujë në bisht të lugës këtë herë.

Eni: Po pra çfarë pati Olta këtë herë. Dua të të pyes sepse e pe kërcimin këtë herë si spektatore. Komenti i Oltës si tu duk?

Odeta: Unë sigurisht që kam një sy kritik ndaj teje dhe për mua ,kjo javë la qenë një performancë goxha e mirë për ty. Çdo performancë kur ti kthehesh ka nevojë për rregullim.

Se i unë jam ajo që pretendoj nga java në javë që të kesh ngritje. Me këtë rumba dua që të shkojmë aty ku Olta nuk ketë ç’të thotë më. Ujë në bisht të lugës Olta!

Top Channel