Arnita është rikthyer në sallën e provave me Enin, partnerin e saj në “Dancing With The Stars”.
Gjatë provave, regjisorja ka analizuar vlerësimin e jurisë për Enxhin dhe Enin, të cilët rrëmbyen tre 10-ta nga Valbona, Lori dhe Olta.
Regjisorja shprehet se anëtarëve të jurisë, Enxhi ju është dukur si Arnita, ndaj edhe pikët ishin të larta.
Eni: Tre 10-ta mora!
Arnita: Të miat janë ato! E kam studiuar mirë këtë punë. Iliri u impresionua kur bëri kombinimin e partnerëve dhe jurisë unë ju duka si Xhuli, Xhuli ju duk si Enxhi, Enxhi u duk si unë. Prandaj Enxhi mori, tre 10-ta.
Eni: Po unë si dukesha? Dukesha si Silvi i bie?
Arnita: Jo ti ju duke si Eni që kërcen me Arnitën, ndaj dhe Enxhi mori 10-ta. Një javë të lashë dhe u bëre më i trashë nga sa je.
Arnita dhe Eni vijojnë provat për spektaklin e kësaj të premte në “DWTS” dedikuar 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Top Channel