Festat e nëntorit/ Qeveria merr vendimin: E hëna pushim për administratën shtetërore, do të zëvendësohet më vonë
22/11/2023 10:50
Qeveria ka marrë vendimin për caktimin e ditës së hënë, 27 nëntor, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Këshilli i Ministrave, përmes një VKM-je me propozimin e Kryeministrit, ka vendosur që dita e punës të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
“Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”– thuhet në VKM-në, e cila hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel