Aktorja pro-Palestinë braktiset nga agjencia e filmit pas komenteve të guximshme në protestë (fotot)

22/11/2023 18:00

Aktorja amerikane Susan Sarandon është shkarkuar nga agjencia e saj e talenteve pasi mori pjesë në një protestë pro-Palestinës ku bëri disa komente të kontestuara.

Sarandon është parë në disa demonstrata në New York City ku bëhej thirrje për armëpushim në konfliktin e rëndë në Lindjen e Mesme.

Gaza është bombarduar pa pushim që prej fillimit të tetorit pas një sulmi të Hamas brenda Izraelit ku raportohet se u vanë më shumë se 1,200 njerëz.

Më pas sulmet ajrore të Izraelit në Gazën e rrethuar kanë vrarë rreth 14,000 njerëz, një pjesë e madhe e tyre fëmijë.

Sipas rrjetit ‘Deadline’, Sarandon tha në një prej fjalimeve të saj: “Shumë njerëz kanë frikë, kanë frikë të thonë se janë hebrej por po e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh musliman në këtë vend, aq shpesh i kthyer në objekt dhune”.

Më tej sipas The Guardian, Sarandon tha: “Njerëzit po i bëjnë pyetje vetes, ata po ngrihen dhe po refuzojnë urdhëzimet, njerëzit po e arsimojnë veten e tyre për të çmontuar lavazhin e trurit që kemi pësuar qe në shkolla kur ishim fëmijë”.


Aktorja inkurajonte të tjerët të tregoheshin “të fortë, të durueshëm, dhe të bashkohen me ata që kanë guximin për të thënë të vërtetën”.

Revista Variety tregonte se aktorja kishte bërë një postim pro-Palestinës në rrjetin Twitter/X, të marrë nga vokalisti i grupit Pink Floyd, Roger Waters, i cili dhe ai është akuzuar për anti-semitizëm, sipas revistës.

Komentet duket se kishin përcarë opinionin dhe si rezultat agjencia e saj përfaqësuese UTA ishte distancuar.

Ajo nuk është e vetmja që ka folur për gjakderdhjen në Lindjen e Mesme, teksa dhe aktorja Maha Dakhil është shkarkuar nga agjencia e saj kinematografike CAA prej postimeve mbi atë që po ndodh në Palestinë.

Variety thotë se në një prej postiemve të Dakhil në Instagram thuhej: “A ka gjë më të dhimbshme se të dëshmosh një genocid? Dëshmia dhe mohimi gjenocidit është ajo që po ndodh”.

Ndërsa në një tjetër mesazh të shpërndarë nga rrjeti i quajtur ‘Free Palestine’ ajo shkruante: “Tani po mësoni se cili mbështet genocidin.”

Kreu i lidhjes anti-raciste ‘Anti-Defamation League’, Jonathan Greenblatt tha se komentet nuk e ndihmonin situatën.

“Megjithse ka vend për kritika ndaj Izraelit për luftën në Gaza, kjo nuk lejon figura të famshme të industrisë të bëjnë akuza të padrejta ndaj Izraelit si ‘aparteid’ apo ‘genocid’ apo të mbështesin terroristët e Hamas,” tha ai.

FOTO GALERI
1/3
Sarandon ne mitingun e New York

Top Channel