Këngëtari Sardi Strugaj ka reaguar ashpër për mënyrën se si u trajtua incidenti i Erisës me Eni Shehun, gjatë “sfidës së partnerit”.
Gjatë diskutimit me partneren e tij të re në Dancing With The Stars, Ensa, Sardi u shpreh se i erdhi shumë keq që u bë shumë zhurmë dhe iu dha një vëmendje e madhe Eni Shehut, në një kohë kur në atë incident kishte mbetur e lënduar Erisa.
“Mu duk pak palidhje që ta merrte vëmendjen e Erisës Eni. Mu duk pak e hidhur kjo që ai u viktimizua shumë”- tha Sardi, duke e konsideruar situatën të padrejtë.
Sardi: Me dy dëshmor, Roerdi dhe Erisa, kësaj jave kemi ardhur për ta fituar. Jemi për ta fituar. Fillimisht për Roerdin që na ra rrugës, na ra edhe Erisa rrugës, dhe unë dhe Ensa u bëmë bashkë për ta çuar në fitore për ata të dy.
Ensa: Po.
Sardi: T’ju them diçka që Ensa e di. Në momentin që e mora vesh për Erisën u nisa menjëherë direkt për te spitali, e takova, u emocionuam që të dy dhe më pas mora vesh lajmin që Erisës i duhej rikuperim dhe nuk do ta vazhdonte dot garën bashkë me mua. Gjëja e parë që ajo më tha është “do të lë në duar të sigurta, te Ensa. Te ajo kam vërtet besim se mund t’ja dilni bashkë”. Dhe jam vërtet i lumtur që jam me Ensën sepse kemi një super kimi bashkë. E kemi shumë xhan, është super gocë. Si do t’ja bëjmë?!
Ensa: Tani ne do të bëjmë më të mirën sepse Erisa na e ka lënë porosi.
Sardi: Të paktën finalen.
Ensa: Po, i detyrohemi.
Sardi: Finalen të paktën sepse ma ka thënë Roerdi kur iku që ‘lale të du në finale’. Atëhere nuk e dija, por tani po.
Ensa: Tani do t’ia plotësojmë dëshirës edhe Erisës dhe Roerdit.
Sardi: Ti si e prite, si të erdhi lajmi?
Ensa: Më erdhi shumë keq për Erisën, mu bë qejfi që të la ty me mua. Dhe pranova të rikthehesha vetëm se ishe ti sepse po të ishte ndonjë tjetër, vështirë se do të kthehesha.
Si ke shkuar këtë javë me Odetën? Domethënë e rreptë apo mirë?
Sardi: Mirë, unë nuk e di si është sjellë me Enin. Tani Eni dukshëm ka pasur nevojë për përkujdesje këtë javë pasi e ka shprehur që e ka kaluar më keq nga ne të tjerët, por me mua mirë. Unë isha gjithë sy e vesh për të mësuar nga disiplina e saj, por që nuk ka pasur ngritje zëri, shkoi qetë. Se di nëse ishte java, apo gjithmon është kështu.
Ensa: Ndoshta ke qenë edhe ti nxënës i mirë.
Sardi: Ty si të shkoi me Enin?
Ensa: Mirë, shumë mirë. I prekur, i hutuar, por në fund arriti ta realizonte kërcimin. Se mendonte se nuk kishim shumë kohë…
Sardi: Tani se kjo puna e kohës më bëri shumë përshtypje se u diskutua edhe nga juria. Mesa di unë, një ditë kohë ishte incidenti. Kështu që ka pasur kohë po aq sa ne të tjerët.
Ensa: Po ka pasur, por është gjithë çështja se ndryshoi dhe partnere dhe ju desh të përshtatej.
Sardi: E di pse e them këtë, sepse më erdhi pak keq që ju dha një vemëndje shumë e madhe dhe shumë zhurmë ndërkohë që… Mu duk pak palidhje që ta merrte vëmendjen e Erisës Eni. Mu duk pak e hidhur kjo që ai u viktimizua shumë.
Më pas Sardi dhe Ensa kanë telefonuar Erisën për ta pyetur si po shkon dhe shuar mërzinë.
Sardi: Një gjë interesante t’ua themi edhe ju si publik që të premten sapo kemi dalë nga spektakli unë dhe Ensa kemi shkuar menjëherë te Erisa dhe kemi ndenj nja dy orë. Tani të ulemi pak.
Ensa: A u lodhe?
Sardi: Jo nuk u lodha, por të marrim pak Erisën në telefon.
Top Channel