Në një kohë kur Kukësi ka marrë vëmendje të madhe edhe nga media të huaja për shpopullim nga të rinjtë, për shkak të papunësisë, Ambasada Amerikane ka reaguar.

Në një postim në Facebook, ambasada u bën thirrje të rinjve që janë të interesuar për punë në Kukës, duke i quajtur ata agjentë ndryshimi. Ambasada ka hapur aplikimet për programin “EmpowerUp”, një program që synon të mbështesë të rinjtë që duan të punojnë.

Kjo nismë ofron seanca trajnimi online ose fizikisht, për punë të pavarura, sipërmarrjen në internet apo edhe në aftësitë digjitalë. Të rinjtë nga Kukësi ose zonat përreth mund të aplikojnë për këtë mundësi në linkun këtu.

“Thirrje të gjithë të rinjve të interesuar për t’u bërë agjentë ndryshimi në Kukës! Këndi Amerikan i Kukësit tashmë pranon aplikimet për programin “EmpoëerUp”. Kjo nismë synon të mbështesë të rinjtë të eksplorojnë perspektiva të reja pune dhe të zbulojnë mundësitë e ardhshme të punësimit. Një seri seancash trajnimi dhe udhëzimi online dhe fizikisht do të organizohen për të eksploruar punët e pavarura, sipërmarrjen në internet dhe zhvillimin e aftësive të rëndësishme digjitale. Kush duhet të aplikojë? Të rinj nga Kukësi dhe zonat përreth, sipërmarrësit aspirues, punëkërkues, studentë dhe të sapodiplomuar – kjo është për JU!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA