Dy personat e përfshirë në konflikt një natë më parë në Gjegjan të Pukës janë arrestuar nga policia.

Të arrestuarit janë K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata janë konfliktuar për motive pronësie.

Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar dy të arrestuarit dhe nëna e njërit prej tyre, B.Z., 60 vjeçe.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për një konflikt mes disa shtetasve, në fshatin Gjegjan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë kryer veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie. Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën“, sipas policisë së Pukës.

Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe 23-vjeçari K. K., djali i shtetasit K. M., i cili u arrestua shumë orë më vonë, pasi u shpall në kërkim.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA