Ilustruese

Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta mbrëmjen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës.

Në konflikt janë përfshirë  F. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat.

Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta persona, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Top Channel