Fifi është rikthyer këtë javë me partnerin e saj, Gracianon, ku rikthyen në diskutim analizat e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Konkurrentja është e pakënaqur me komentet, të cilat sipas saj nuk janë përkthyer si duhet në pikë.
Ajo shtoi se, kjo gjë nuk është kaq e thjeshtë sa duket, sepse kështu juria po ndikon për keq në vlerësimin e publikut kundrejt Fifit.
Ndërkohë balerini i saj është munduar ta qetësojë, duke u shprehur se është publiku ai që vendos.
Graciano: Mos harro, është publiku ai që gjykon.
Fifi: Publiku ha çfarë i serviret. Nëse publikut i thua ti s’po kërcen ose ti po kërcen shumë bukur po meriton 8, atëherë publiku thotë, po kjo s’po kërcen.
Graciano: Kush e thotë këtë?
Fifi: Unë po flas për disa komente të publikut. Nuk jam debile sepse unë e shoh dhe dëgjoj komente vërdallë. Unë nuk i bëj të gjithave skip, vendos edhe ndonjë “vëth në vesh”. Po kur i bie gjithë kohës gjësë, aty ka diçka që po ngec. Se unë nuk është se s’kam dalë kurrë mirë.
Top Channel