Zjarr në banesën e një 84-vjeçareje në Elbasan, ka vetëm dëme materiale

20/11/2023 13:16

Shtëpia e një të moshuare 84-vjeçare është përfshirë nga flakët në fshatin Bathës të Elbasanit.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije në sobën e druve. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel