Foto ilustruese

Një operacion policor po zhvillohet në kryeqytet, ku janë shoqëruar disa policë e ish-policë.

12 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë shoqëruar gjatë operacionit.

Burime për gazetaren Anila Hoxha thonë se mes të ndaluarve është ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani, i cili po shoqërohet drejt Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Po ashtu, është ndaluar edhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6.

Ndërkohë, pritet të dhëna zyrtare për këtë operacion.

Top Channel