Burgu famëkeq transformohet në hotel luksi, ku të ftuarit rehatohen në ‘qelitë e izolimit’ (fotot)

20/11/2023 16:34

Një burg i braktisur po kthehet në një hotel luksi ku të ftuarit qëndrojnë në ato që dikur ishin qelitë e izolimit të të burgosurve.

Ish-burgu i të rinjve Nara në Japoni kishte mbetur i papërdorur  prej marsit 2017 por së shpejti pritet të kthehet në rezortin Hoshino.

I vendosur në qytetin Nara në ishullin Honshu, burgu 115-vjeçar do të rihapet kësaj radhe si hotel me 48 dhoma në vitin 2026.

Kompleksi i ri do të ketë një restorant e madje dhe një muzeum ku do të tregohet historia e ish-burgut.

Drejtoresha e grupit Hoshino Resorts, Asako Sato tha për rrjetin news.com.au se ndërtesa do të ruajë paraqitjen e saj pasi zotëron një status mbrojtjeje.

I hapur fillimisht në vitin 1908, burgu Nara u krijua nga qeveria Meiji sipas standardeve ndërkombëtare të burgjeve.

Kjo kishte të bënte me modernizimin e rikonstruksionin e ambjenteve të burgimit në stil perëndimor.

Por gjashtë vjet më parë ai u mbyll prej vjetërsisë e degradimit.

Imazhe nga burgu i famshëm janë shfaqur në filmin e Hollywood ku ka luajtur këngëtari amerikan  Johnny Cash.

FOTO GALERI
1/5
Ish-burgu i të rinjve Nara në Japoni kishte mbetur i papërdorur prej marsit 2017

Top Channel