Ndryshimet në drejtimin e  kompanisë  të inteligjencës artificiale OpenAI me emërimin e shqiptares Mira Murati si Drejtore Ekzekutive vijojnë të jenë lajm në median amerikanë.

CNN thotë se pavarësisht vendimit për shkarkimin si drejtor ekzekutiv të Sam Altman, ai mund të nisë përpjekjet për ta rimarrë këtë post.

“Disa burime të pavarura brenda kësaj kompanie thonë se bordi është duke e rishqyrtuar vendimin e shkarkimit, bashkë me mundësinë e rikthimin e tij. Ndërsa vetë Altman është duke e menduar këtë ofertë”, raporton CNN.

Shkarkimi i Sam Altman, erdhi pas tensioneve në një kohë kur ai kërkonte hedhjen e hapave më agresiv në çuarjen përpara të Inteligjencës Artificiale ndryshe nga anëtarët e bordit të kësaj kompanie të cilët kërkonin hapa të kujdesshëm.

Kjo përplasje e fortë mes Sam Altman dhe bordit të OpenAI forcoi pozitat e shqiptares Mira Murati e cila do të mbajë postin e CEO-s për këtë fazë tranzitore.

Kompania OpenAI tha se e mori vendim për tia besuar drejtimin Mira Muratit falë kualifikimeve të saj dhe krijimit të konfidencës në këtë kompani sikurse besimit në  aftësitë e saj për të ecur përpara.

CNN thotë se ku katapultim i Mira Muratit në mënyrë të shpejtë e kthen atë në një figurë tejet të rëndësishme për këtë kompani.

Në të njëjtën kohë e bën gruan më të njohur në fushën e teknologjisë. Pak rëndësi ka thotë CNN se kush do ta drejtë këtë kompani tani. OpenAi duhet të përballen me shtimin e konkurrentëve në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe shtimin e masave rregullatorë prej qeverive në këtë industri në rritje.

 

Top Channel