Për ndarjen nga jeta të Alfred Doskut, një grup shqiptarësh protestuan jashtë ambienteve të qendrës Brook House, pranë aeroportit Gatwick, ku mbahen emigrantët.

Sipas tyre, brenda kësaj qendre ka ndodhur një krim dhe përgjegjësit, të cilët çuan në vetëvrasje të riun nga Librazhdi, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në oborrin e qendrës Brook House protestuesit përmes qirinjve krijuan emrin e Alfredit. Ai kishte mbërritur me gomone në Angli vitin e shkuar. 38-vjeçari shqiptar kishte 10 ditë në qendrën Brook House. Ai kaloi në një depresion të fortë. Pasi iu komunikua dëbimi kreu vetëvrasje duke përdorur çarçafët e dhomës.

Protestuesit shqiptarë kërkuan dhënien fund të trajtimit aspak dinjitoz të emigrantëve shqiptarëve të cilët mblidhen, në këtë qendër me qëllim dëbimin drejt Shqipërisë.

Taulant Omi, një prej organizatorëve të protestës tha se “ishin njoftuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në Angli, për t’ju bashkuar protestës por askush prej tyre nuk erdhi”.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA