“Sfida e partnerit” ka ndryshuar gjithçka për Irgenin, i cili e ka pasur të pamundur të mësohet me partneren e re që i është dhënë nga kryetari i jurisë, Jora.
Irgeni e ka pasur të vështirë të mbajë mend emrin e balerinës me të cilën po kërcen këtë javë, duke e ngatërruar atë herë pas here me partneren e tij Joanën. Kjo situatë komike është “përdorur” nga Jora për t’i organizuar një truk koleges së saj Joanës përmes telefonit.
Irgen: Një balerinë me eksperiencë si Joana do të dijë të më drejtojë, apo orientojë… Jora domethënë.
Jora: Një për një sa ti mësohet goja nga Joana në Jora. Do presim, ça t’i bëjmë.
Irgen: Na nan a. Përqafimet tona janë thjesht profesionale sepse kam hallin e Joanës aman…
Jora: Aaa…
Irgen: Uaaa është Joana.
Jora: Dale t’i përgjigjem unë.
Joana: Alo.
Jora: Po, Xhoda është në prova. Të lutem mos e shqetëso.
Joana: Ouu…
Jora: Poo, është në prova me Jorin ça janë këto njëherë që ti e merr dhe e shqetëson?
Joana: Irgen Çela ta kam thënë dhe njëherë, mua mos më harro.
Irgen: Ti je e paharrueshme, edhe me dash ne nuk të harrojmë dot.
Më tej, aktori tregon se kur u ndan çiftet dëshira e tij ishte të binte me Xhixhin pasi do të formonin një dyshe fantastike si qerosa që janë, por është tepër i kënaqur edhe me zgjedhjen e jurisë.
Jora: Pika më e fortë është saktësia që ka në hapa dhe Xhoda është shumë punëtor me sa kam vënë re. Këtë javë kemi Pasodoble. Është një zhanër relativisht i vështirë, është shumë serioz, jemi në një dyluftim.
Jurgen: Kur po ndaheshin çiftet me thënë të drejtën kisha dëshirë të bija me Xhixhin. Do të ishim një dyshe interesante, të dy qerosa, të dy çuna, por jam shumë i kënaqur që kam rënë me Joanën…Me Jorën mor me Jorën. Kemi filluar i themi edhe mamit Joana.
Pas performancës, juria ka vlerësuar konkurrentin DWTS me 39 pikë, duke theksuar se “Xhodinjo” ngriti sot flamurin e performancës së tij më të bukur.
Pikët më të larta të mbrëmjes, por edhe të të gjithë sezonit të dytë të Dancing With The Stars. Por si ndihet Xhoda? Falenderues si gjithmon ndaj jurisë, Irgen u shpreh se “Kjo Pasodoble ta merr shpirtin”.
Iliri: I prerë në çdo aspect teatral. Sapo qëndise skenën e një korrike të vërtetë ku mbizotëronte agresiviteti, interpretimi, muzikaliteti, forma, çdo gjë. Ngrite flamurin e performancës tënde më të bukur sot.
Lori: Kur do kërcejmë një Pasodoble bashkë, ma bëri zili Jora sonte.
Olta: Që sot e tutje Xhoda më përshëndet me olejjj…
Top Channel