Sardi nisi garën e mbrëmjes së sotme të “Dancing Ëith The Stars” nën shoqërimin e balerinës së re, Odeta.

Më një American Smooth, ata arritën të merrnin komente pozitive nga juria, megjithëse nuk u kursyen as kritikat.

Lori Bala: Një fillim shumë i bukur i mbrëmjes me këtë performancë, dhe nuk ishte si të ndodhte ndryshe edhe me Odetën në krah.

Olta Gixhari: Ty se çfarë të ka hipur një nur dashurie. Çfarë ka ndodhur me ty?

Sardi Strugaj: Nuri është nga puna që kam bëre me Odetën. Sot kam drejtuar flokët, se me Erisën kam kërcyer me kaçurrela. E kam ndjerë shumë. Këtë kërcim ia dedikoj Erisës dhe e falenderoj për të gjitha ato që ka bërë për mua.

Ilir Shaqiri: Pavarësisht nurit që Olta e vuri në evidencë, ajo që vlerësoj më shumë tek ty është disiplina artistike. E kam vënë re, e shoh edhe tek provat ditore, dhe të përgëzoj sepse është ajo që të çon përpara. Mendoj që duhet ti kishe diferencuar më mirë stilet që përbëjnë American Smoooth.

Valbona Selimllari: Për mua ti bëre një super performancë ishte i saktë, e vlerësoj shumë. E shijova deri në fund.

Sardi dhe Odeta arritën të merrnin nga juria 33 pikë në total, ndërsa për publikun qëndron i hapur votimi në VIP10.

 

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA