Fifi dhe Luixhino zhvilluan provat e tyre ditore të “Dancing With The Stars” përpara spektaklit të rëndësishëm mbrëmjen e sotme.

Gjatë përgatitjes në palestër, në një moment Luixhino ka komentuar me një epitet lëvizjet e konkurrentes.

“Jo atë këmbën si laraskë, se nga pallua e bën laraskë”, u shpreh balerini.

Kjo gjë nuk u pëlqye nga Fifi, e cila iu kundërpërgjigj atij. Madje konkurrentja përmendi edhe rivalen e saj.

“Ore ti, mos më ofendo mua siç bën me Atalantë. Nuk jam Atalanta unë”, tha Fifi.

Kjo bisedë nuk u vijua më tej, pasi ata vijuan provat për të arritur një performancë të mirë në “DWTS”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA