Arnita ka ardhur shumë ‘hot’ mbrëmjen e sotme në “Dancing with the Stars” në një Cha Cha me partnerin e saj Dioni.

Valbona Selimllari: Ishte shumë bukur padiskutim. Është një yll i bukur. Edhe pse një kërcim i shpejt, ja doli.

Lori Bala: Çu bën partnereve kështu mor Dion. Njëherë Arnitës, njëherë Julit. Mendoj se ti Arnita ja dole, por je më mirë çift me Enin dhe Juli me Dionin.

Ilir Shaqiri: Sigurisht nuk është e thjeshtë, një koreografi e ngarkuar me hapa me padieshka. Jam dakord kur thua se nuk është stili yt i ëndrrave Cha Cha. Stili në këtë Cha Cha lë shumë për të dëshiruar. Por ajo që unë dua të shikoj kur shoh një balerinë të bukur si ty, që ke një fizik të tillë, me një partner në skenë, janë ato xixat që nuk arritën.

Olta Gixhari: Unë mendoj se Dioni ia ka mbledhur shumë mirë Arnitës. Ti ke bërë edhe një latine tjetër në të cilën ishe shumë keq dhe unë të kam vlerësuar me 5 pikë, por këtu ishte shumë mirë. Uroj të rrini bashkë sepse jeni shumë mirë realisht.

Bora Zemani: Të guxoj të të pyes çfarë do të doje?

Arnita: Ju i keni fiksim të gjithë këto pyetjet retorike. Unë e vlerësoj Dionin, por qëndroj me Enin.

Por, si e vlerësoj juria Cha Cha-n e Arnitës?

Valbona Selimllari i dha Arnitës 9 pikë, Lori Bala 7 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë dhe Olta Gixhari 8 pikë.

Bora Zemani: Je e lumtur?

Arnita: Ne kemi pasur një ‘late motiv’ me Dionin sot. Thamë që s’do mendojmë fare për pikët. Për më tepër flet Dioni.

Dioni: Jo natyrisht, kjo ishte një latine e parë për Arnitën dhe ne thamë ta shijonim në maksimum si performancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA