Për herë të parë në këtë sezon njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.
Për herë të parë në “Dancing With the Stars” juria do të vendosë që njërin prej çifteve ta mbajë kështu siç është.
Rrjedhimisht, një tjetër do të ndryshojë, thekson Bora Zemani, duke paralajmëruar një mbrëmje plot të papritura.
Eno: Mirëmbrëma! Do të jetë një mbrëmje e veçantë për jurinë sepse do të gjykojë yjet me partnerët e rinj dhe jo ata zyrtarë siç i kemi parë në 6 javët e para të këtij sezoni të DWTS.
Bora: Javën e shkuar, Kryetari i jurisë zgjodhi çiftet e reja që sonte do të garojnë për t’u pozicionuar sa më lart në renditje dhe për të mos u larguar nga gara… Rikujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur që prej mbrëmjes së shkuar dhe se ju mund të votoni me kodet përkatëse të vetë VIP-it.
“Sfida e partnerit” ka ndryshuar gjithçka… Por, për herë të parë në “Dancing With the Stars” juria do të vendosë që një prej çifteve ta mbajë kështu siç është… Rrjedhimisht, një tjetër do të ndryshojë, kështu që prisni deri në fund sepse sonte na pret një mbrëmje plot të papritura…
Çiftet e krijuara nga “sfida e partnerit” dhe zhanri i kërcimit:
Sardi dhe Odeta, american smooth.
Eni dhe Ensa, charleston.
Fifi dhe Luixhino, rumba.
Atalanta dhe Gracianon, samba.
Arnita dhe Dioni, cha cha cha.
Juliana dhe Silvesteri, vals.
Enxhi dhe Eni, free style.
Irgen dhe Jora paso doble.
Ina dhe Joana, kontemporane.
Elvisi dhe Eltionin, kontemporane.
Top Channel