
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës! Vatikani zbulon se…
23/02 01:10
Irlanda njoftoi se disa qytetarë të saj dhe familjarë janë në procesin e fundit të largimit nga Gaza, përmes vendkalimit Rafah.
Shifra që pritet të largohet sot ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet, ndërsa një ditë më parë 26 shtetas irlandezë kaluan në Egjipt.
Irlandez-palestinezi Khalid El Estal, i cili jeton në Co Kildare, deklaroi për Sky News se dy fëmijët e tij të vegjël janë në mesin e personave që u larguan nga zona e sulmuar.
“Ata janë në anën egjiptiane të kufirit me një zyrtar irlandez. Ata po merren me procedura atje. Ky është një lajm i madh”, tha ai, teksa shtoi se ka humbur bashkëshorten si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Top Channel