Elvis Pupa, nën efektin e virozave të stinës, vjen në një performancë fantastike në skenën e DWTS me balerinin Eltion.

Kontemporane e Visit dhe Tokes ka ndarë më dysh jurinë, ndërsa Iliri dhe Valbona vlerësuan performancën dhe elasticitetin e aktorit për të qëndruar dhe performuar me mimikë dhe gjeste në karrige, ndërsa Olta dhe Lori u shprehën se Eltioni ishte një superbalerinë.

Komenteve Elvis Pupa iu përgjigj me humor, duke shtuar se nuk dëshironte të harxhonte energjitë, pasi gjatë eksperiencës në Dancing With The Stars do të mbahet mend si Visi i Pasodobles.

Elvis Pupa: Një duartrokitje të fortë për Token se performanca ime u sponsorizua nga virozat e stinës dhe farmacia e lagjes. Mua më vjen mirë që pash këtë performancë të Tokes sepse në kohërat që kanë ardhur ne e shtyjmë veten drejtë një rruge që të punojmë dhe të sforcohemi pambarimisht, por në këtë rast unë vendosa të dëgjoj shëndetin dhe ai më tha stop.

Olta: Viso, si je mo? Nga shtëpia mirë?

Elvis Pupa: Mirë, mirë, me termusa me gjëra i kemi marrë masat.

Olta: Vishi ato pandoflat të lutem, mos rri zbathur.

Elvis Pupa: Por ka dhe një arsye pse doja të kërceja kështu aman, se kam shkëlqyer në Pasodoble dhe dua të njihem për të gjithë si Visi i Pasodobles.

Olta: Unë doja të thoja dy fjalë për Token. Je balerinë i shkëlqyer, bravo.

Bora: Valbona…

Elvis Pupa: Komento Token, si t’u duk? Ty nuk të pëlqeu Tokja? Flasim për Token sepse për Token jemi mbledhur sot.

Valbona: Por edhe ti. Do doja të isha në teatër sepse ti ke shkëlqyer me ato veprime. I bëre të gjitha veprimet për të cilat ishim mbledhur shumë mirë.

Elvis Pupa: Në këtë performancë, sot jam për respekt të publikut.

Lori: Komenti im shkon për Token, një bravo e madhe Tokes.

Elvis Pupa: E di vetë, mos e vre mendjen. Sot do të harxhoni ato pikët e vogla.

Iliri: Jo, unë nuk do ta thoja këtë. Për qëndrimin tek karrigia, performancën tënde e qave me lot. Pate një lloj elasticiteti. Në këtë rast, kujtimi do të jetë i paharrueshëm për Visin. Sikurse do të jetë për Token kjo llojë performance që Visi kreu mbrapa.

Olta: Ta korrigjoj pak kryetarin e jurisë, Visi i Pasodobles.

Iliri: Jo, sepse edhe ajo mbajtja e karriges, të dhurosh atë lloj performance nuk është e thjesht. Artisti nuk matet nga hapat e mëdhenj, por në shumë raste edhe nga hapat e vegjël sepse nuk është hapi që bën balerinin, por balerini hapin.

Krahas vlerësimit për performancën e Elvis Pupës, sado që ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të virozave, juria ka dhënë: Valbona Selimllari 5 pikë, Lori Bala 4 pikë, Ilir Shaqiri 4 pikë dhe Olta Gixhari 2 pikë.

Duke qeshur, Olta u shpreh se nuk mendoi se do ta përdorte më dyshin, duke iu referuar këtu ish-konkurrentit të Dancing With The Stars Ronaldo Sharka të cilit pas debateve të shumta i tha se do t’i jepte dysh.

“Unë mendova se nuk do ta përdorja më, por dysh”- tha Olta, ndërsa tregonte nga kamerat numrin, që i dëmtuar, i ngjante më shumë një pikëpyetje, çka ngjalli të qeshura në skenë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA