“Dancing With The Stars” pritet të nisë pas pak, ndërsa mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve.

Konkurrentët janë përgatitur në prova gjatë gjithë javës, ku me entuziazëm po presin të nisin garën e nxehtë mbrëmjen e sotme.

Këtë mbrëmje ata do të kërcejnë me partnerë të tjerë, pas përcaktimit nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e veçantë, andaj mos harroni në 21:00 startimin e natës së shtatë të “Dancing With The Stars”.

Çiftet e krijuara nga “sfida e partnerit” dhe zhanri i kërcimit: 

Sardi dhe Odeta, american smooth.

Eni dhe Erisa, charleston.

Fifi dhe Luixhino, rumba.

Atalanta dhe Gracianon, samba.

Arnita dhe Dioni, cha cha cha.

Juliana dhe Silvesteri, vals.

Enxhi dhe Eni, freestyle.

Irgen dhe Jora paso doble.

Ina dhe Joana, kontemporane.

Elvisi dhe Eltionin, kontemporane.

Top Channel