Xhonatan Islami, pilot i “Paragliding”, i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë tone” ka deklaruar se e kanë puthur gjatë fluturimit dhe puthja nuk ka ndodhur me të dashurën aktuale.
“Ka ndodhur që jemi puthur në fluturim, jo nuk është e dashura aktuale por mendoj se ka ndodhur e imponuar për shkak të adrenalinës që të jep fluturimi”, u shpreh ai.
Duke folur në lidhje me sportet ektstreme dhe sesa shqiptarët i duan ato, Xhonatan ka sqaruar se janë femrat ato që kanë më shumë guxim për të provuar parashutën.
“Shqiptarët numri është në rritje. Fatmirësisht ne kemi një reliev të mrekullueshëm dhe në Shqipëri ka teknikë shumë të mirë për sportet ekstreme. Ne trajnojmë në Shqipëri dhe sportistë të huaj të sporteve ekstreme. Eshtë dëshirë për adrenaline dhe femrat guxojnë më shumë për të provuar”.
Donald Alushi, i cili prej 5 vitesh ushtron çiklizmin ekstrem nëpër të gjithë malet e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, tha se arsyen pse e ushtron këtë sport.
“Ndër sporte të tjera ekstreme kam kryer skydiving -paragliding-diving -climbing, pra pak nga të gjitha por biçikleta është adrenalina më e madhe. Kam një grup ku bëj pjesë që quhet Team – Peak Riders of Albania. Është një sport që mund të nisë nga kushdo që zotëron një biçikletë dhe të lëshohesh nëpër shtigje. Në çiklizmin ekstrem vijnë pak nga të famshmit, sepse do pak teknikë për ta bërë”.
Top Channel