Ina Kollçaku ka ironizuar jurinë së bashku me balerinën e saj Joanën, gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars”.
Vajzat, të cilat kanë shijuar në maksimum përgatitjet, u përpoqën të ndryshonin rolet e jurisë, bazuar në eksperiencat e mëparshme.
Situatën e “DWTS”, vajzat e krahasuan me një prej ngjarjeve, që simbolizon shkollën fillore.
Joana: Po ndodh aktiviteti para shkollës. Iliri është profesori i matematikës dhe i thua: Profesor kemi provat e aktivitetit të 28-29 Nëntorit! Ai thotë: A do hyni ndonjëherë në klasë të bëni mësim?
Ina: Bona është mësuesja e fiskulturës meqenëse ka qenë gjimnaste, mirëpo është nga ato zyshat e fiksuara që mundohet të të prishë mesataren dhe të vendos 9 se nuk e bën si duhet paralelen. Olta është mësuese vizatimi që ka burrin e pasur dhe vjen në mësim me rroba të shtrenjta duke mos e ditur pse punon.
Ndërsa Lori është zysha e letërsisë që është e fiksuar me analizën e “Kështjellës” të Ismail Kadaresë dhe vazhdimisht atë do. Të gjithë këta profesorë janë mbledhur për të na dëgjuar ne që do të recitojmë një poezi të Gjergj Fishtës.
Ndryshe nga VIP-at e tjerë, aktivistja do të kërcejë me një balerinë, duke bërë kështu një dyshe të fortë vajzash.
Top Channel