Një grua padit Arnold Schwarzenegger, mbeti me aftësi të kufizuara pas një aksidenti me makinë

16/11/2023 10:26

Një grua ka ngritur një padi kundër Arnold Schwarzenegger, pasi pretendon se ka mbetur me aftësi të kufizuara pas një aksidenti automobilistik të janarit 2022, i shkaktuar nga aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë.

Cheryl Augustine, kërkon kompensim për shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura dhe dëmtimin e makinës. Augustine gjithashtu pretendon në padi se nuk ishte në gjendje të punonte përsëri pas aksidentit. Në aksident u përfshinë shumë makina në Brentwood, Kaliforni, ku Schwarzenegger drejtonte një GMC Yukon.

Në shkurt 2023, Schwarzenegger u përfshi edhe në një tjetër aksident ku një çiklist doli nga korsia e tij, por burimet policore thanë se ai nuk ishte fajtor. Aktualisht nuk ka asnjë koment zyrtar nga Schwarzenegger.

Top Channel