Fifi dhe Luixhino po vijojnë provat e “Dancing With The Stars”, megjithëse konkurrentja mendon ende për balerinin që e ka shoqëruar në nisje.
Ajo kërkon që Graciano të kthehet dhe të bëhet balerini i saj, pasi ndihet më mirë me të. “Dua Gracianon” është fraza që Fifi ka përmendur gjatë gjithë kohës në palestrën e provave.
Fifi: Dua Gracianon… Më bëtë që t’ia fus Gracianos sim. Po këtë javë, se ti je i Atalantës.
Luixhino: Unë jam i joti, këtë javë nuk ka njeri. Harroje… pikët i marrim bashkë. Po nëse ne mund të rrimë bashkë deri në fund, pasi jemi ende në mes të sezonit.
Fifi: Unë dua Gracianon.
Luixhino: Në rregull, mirupafshim.
Fifi: Jo, jo, kthehu sepse na bërtet kryetari i jurisë, ktheu mbrapsht. Edhe kur i thash që unë dua Gracianon se është më i miri, të gjithë kërkuan të ma ndërronin.
Luixhino: O harroje do të jemi bashkë deri në fund tani.
Fifi: E po atë ti nuk e di ose mos e ke bërë ti formulën e “DWTS”. Mos je i brendshëm (qesh).
Top Channel