Shefi i OBSH-së: Sulmet e ushtrisë izraelite në spitalin e Gazës krejtësisht të papranueshme

15/11/2023 16:48

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, ka kritikuar sulmet e papritura të ushtrisë izraelite në spitalin Al Shifa, duke i konsideruar “krejtësisht e papranueshme”.

Ai deklaroi se në Gaza ka pasur një kapacitet pacientësh prej 3,500, por tashmë numri është ulur ndjeshëm ku llogariten rreth 1,400.

“Për tre ditët e fundit nuk ka asnjë përditësim për numrin e vdekjeve,” shtoi më tej ai, duke theksuar vështirësinë e vlerësimit të sistemit shëndetësor në Gaza.

Më herët Ghebreyesus njoftoi se raportet e trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që hynë në spital janë “thellësisht shqetësuese”.

“Ne kemi humbur përsëri kontaktin me personelin shëndetësor në spital”, shkroi ai në platform “X”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA