“As nga Hëna, as nga Amerika dhe as nga BE”, Rama: Reforma në drejtësi erdhi nga nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi

15/11/2023 16:50

Kryeministri Edi Rama u fokusua sërish në sistemin e drejtësisë, ndërsa sot ndodhet në Dibër.

Ai u shpreh se reforma në drejtësi u krijua nga nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi.

Rama: Drita në fund të tunelit është ende e gjatë, është vetëm fillimi sepse drejtësia duhet të shtrihet në të gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi kemi prokurori dhe gjykata që këtë sens të barazisë para ligjit të cilin kanë nisur ta vënë në vend, ka akoma dhe më shumë për të bërë. Kjo dritë është si rezultat i një faktori themelor që është Partia Socialiste. As nga Hëna, as nga Amerika as nga BE, erdhi si nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi, nuk do të bëhej dot nëse s’do të kishim mbështetjen e aleatëve. SHBA dhe BE ishin që në ‘91,  nëse do ishte çështje që vjen me avion do e kishin sjellë me avion, nëse nuk ka vullnet shtet bërës të forcës qeverisëse, nuk ka fuqi në botë që mund të bëjë me telekomandë shtetin për një vend dhe një komb. Më vjen keq që dëmtohet ideja e politikës dhe forcohet mendimi se politika është diçka e keqe, është gjëja më e mirë që njerëzit kanë nën dispozicion për të ndryshuar jetën e tyre. Në 2019 ikën fare, menduan se e gjithë Shqipëria do të ngjitej në mal dhe se do thonin o ju o ne se do të hidhemi në greminë.

Ndërsa thekson se Shqipëria ka një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit, kryeministri Rama shprehet se është hapur një derë e re oportunitetesh me turizmin.

Rama: Organizatat ndërkombëtare thonë se Shqipëria ka një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit. Është hapur një derë e re oportunitetesh me turizmin, këto oportunitete janë të lidhura jo vetëm me dëshirën dhe investimin e kursimeve apo hapjen e dyerve të tjera, me shtimin e shtretërve, do të jetë e jashtëzakonshme, nuk ka çudi që ne duhet të shkojmë 20 milionë turistë. Ana tjetër është shërbimi, njerëzit me formim profesional. Nuk është ai që hap hotelin apo bujtinën, janë ata që punojnë me gjithë furnizimin.

Kreu i qeverisë gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste preku edhe fushën e shërbimit të qytetarëve.

Rama: Nevoja qe kemi për të shtyrë më tej lehtësimin shërbimit te njerëzit në të gjitha drejtimet, me e-Albania është bërë një lehtësim i madh, por nuk mjafton. E-Albania do të marrë një formë të re, do të jetë ku gjatë gjithë kohës do të jesh në komunikim siç komunikojmë me njëri-tjetrin kur komunikojmë me mesazhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA