Elvis Pupa dhe Eltioni zhvilluan provat e tyre ditore në “Dancing With The Stars” për performancën e mbrëmjes së madhe të së premtes.

Ndryshe nga çiftet e tjera, me partner dhe partnere, konkurrenti po zhvillon provat me një prej balerinëve.

Këtë javë ata do të vijnë me një kontemporane, të cilën do ta performojnë në një ambient të ilustruar burgu.

Kjo gjë ka shkaktuar humor tek Elvisi dhe Eltioni, të cilët i kanë marrë me pozitivitet provat në palestër.

Elvis: Hë do fillojmë?!

Eltion: Do fillojmë tani. Prit sat ë heq këpucët se do kërcejmë kontemporane. Nuk e kërcejmë dot as me taka as me çorape.

Elvis: Shyqyr që na ikën ato takat mor plak.

Eltion: Është ndjesia, po nuk pate ndjesinë nuk japim dot atë që duam të japim. Ti do bësh një gjysëm harku.

Elvis: Duke vrarë kohën në qeli.

Eltion: Supozojmë se kemi hekurat.

Elvis: Hekurat… normal si më shkoi mendja. E bëjmë si ato filmat bollivudian që hapin hekurat.

Eltion: Po me të treguar atë hapin është regjia pesë minuta vetëm më atë veprim.

Top Channel