“Nuk e dija që je kaq i qeshur”/ Arnita Beqiraj “thumbon” balerinin për Julianën gjatë provave ditore të “DWTS”

14/11/2023 19:59

Gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars”, Arnita Beqiraj ka ironizuar partneren e përparshme të Dionit, Juliana.

Regjisorja, teksa i drejtohej balerinit, u shpreh se nuk e ka vënë re pozitivitetin e tij më parë. Kjo deklaratë kishte në fokus dyshen Juliana-Dion, që kanë nisur së bashku rrugëtimin e tyre në “DWTS”.

Arnita: Çfarë ka ndodhur me ty? Po ti qenke njeri i qeshur, bën batuta. Qenke solar! S’të kishim parë kështu.

Dion: Po! Duhet të vini më shpesh në prova për të parë që unë jam i qeshur.

Arnita: S’kemi ardhur në kohën e duhur ose më saktë kemi ardhur në kohë të këqija. Ta bëjnë me hile, ashtu si ma bëre ti mua në rrotullim.

Top Channel