Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” është shfaqur premierë edhe për shqiptarët në Zvicër.

Interesi ishte shume i madh dhe në kinemanë ku u shfaq filmi në qytetin e Zyrihut kishte shumë adhurues të aktorëve të rinj dhe të vjetër që morën pjesë në realizimin e këtij prodhimi të Top Channel Films.

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” është shfaqur përveç Shqipërisë, me shumë sukses edhe në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Britaninë e Madhe, Luksemburg, Belgjikë dhe së fundmi në Zvicër për të udhëtuar së shpejti në Itali por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të ndiqni ditët e transmetimit në faqen e internetit të Top Channel.

Top Channel