Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore

14/11/2023 21:11

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pretendoi të martën se Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës.

“Ju keni parë trupat Golani të ulur në Parlamentin e Gazës. Kjo është domethënëse. Mund t’ju them se në veri të Rripit të Gazës se Hamasi ka humbur kontrollin. Në fakt, ne kemi nën kontroll të gjithë zonën mbi dhe nën tokë në Rripin verior të Gazës, dhe veçanërisht në qytetin e Gazës”-  tha Gallant në një konferencë shtypi, duke iu referuar Brigadës Golani të IDF.

“Jemi në fazën e dytë të luftës në Gaza. Në fazën e parë, ne goditëm me forcë të plotë dhe në fazën e dytë, gjatë dy javëve të fundit, ne kemi vepruar me forca të shumta brenda qytetit të Gazës. Ne kemi thyer linjat mbrojtëse dhe barrikadat nga veriu dhe jugu”, shtoi ai.

Operacionet tokësore do të vazhdojnë, tha ministri i mbrojtjes, dhe ushtria izraelite do të “vazhdojë të përparojë, si sot ashtu edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që të përmbushë detyrat në përputhje me direktivat e kabinetit.”

Top Channel