Astronautët e NASA rrëzojnë kutinë e veglave në hapësirë! Objekti që pluskon rreth planetit mund të shihet me dylbi nga Toka

14/11/2023 22:16

Astronautët e NASA-s kanë rrëzuar aksidentalisht një kuti veglash gjatë një shëtitjeje rreth Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, e cila ka përfunduar duke lundruar në hapësirë dhe pamja e saj mund të jetë e dukshme nga Toka.

Jasmin Moghbeli dhe Loral O’Hara kaluan gjashtë orë e 42 minuta jashtë ISS ndërsa kryenin punë mirëmbajtjeje. Por një çantë u fluturoi larg dhe tani po rrotullohet rreth Tokës me disa minuta distancë përpara stacionit hapësinor.

Madje, pamjet u kapën në kamera nga kolegu japonez i çiftit, Satoshi Furukawa, i cili aksidentalisht fotografoi çantën ndërsa po fotografonte malin Fuji. NASA tha se mjetet ‘e humbura’ në hapësirë nuk ishin të nevojshme për pjesën e mbetur të punës.

Kontrolli i Misionit analizoi trajektoren e çantës dhe përcaktoi se rreziku i rikontaktimit me stacionin ishte i ulët dhe se ekuipazhi në bord dhe stacioni hapësinor ishin të sigurt.

Çanta është klasifikuar si ‘mbeturinë hapësinore’ dhe pritet të rihyjë në orbitën e Tokës në muajt e ardhshëm, por ka të ngjarë të digjet ndërsa e bën këtë.

EarthSky tha se disa njerëz duhet të jenë në gjendje ta shohin atë duke lundruar me vetëm një palë dylbi.

“Është çuditërisht më i shndritshëm seç duhet për një çantë mjetesh. Objekti shkëlqen pak më poshtë kufirit të dukshmërisë me sy të lirë”, thuhet në uebsajtin e NASA.

Aktualisht besohet se ka rreth 100,000 sende të mbeturinave orbitale që qarkullojnë rreth Tokës. Kjo nuk është hera e parë që një astronaut humbet një kuti mjetesh. Në nëntor 2008, Heide Stefanyshyn-Piper po kryente një riparim të ngjashëm kur ndodhi e njëjta gjë.

Në vitin 2006, shëtitësi në hapësirë, Piers Sellers, raportoi i dëshpëruar se kishte humbur një shpatull. Dhe në vitin 1965, ecësi i parë amerikan në hapësirë, Ed White, humbi një dorezë rezervë kur doli jashtë për herë të parë.

 

Top Channel