Video e rëndë/ U përpoq të ndihmonte shokun, 17-vjeçari rrihet brutalisht për vdekje nga 15 fëmijë

13/11/2023 11:19

Një 17-vjeçar nga Las Vegasi, i cili ishte viktimë e një rrahjeje brutale në fillim të këtij muaji nga një grup prej rreth 15 të rinjsh, ka vdekur në spital.

Sulmi që i mori jetën Jonathan Lewis ndodhi më 1 nëntor pranë shkollës së mesme Rancho dhe u filmua nga dëshmitarët okularë.

Sipas familjarëve të adoleshentit, djali u përpoq të mbronte një mik të vogël kundër një grupi dhunuesish që e kishin grabitur më parë.

Oficerët gjetën Jonathan Lewis menjëherë pas sulmit, në orën 14:05, të gjakosur nga koka. Adoleshenti u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare të qytetit dhe u intubua. Në ditët në vijim, mjekët e spitalit bënë gjithçka që mundën për ta mbajtur atë në jetë, por ata dështuan dhe djali më në fund vdiq të martën e kaluar. Babai i shkatërruar i 17-vjeçarit, i quajtur gjithashtu Jonathan Lewis, shpjegoi se djali jetonte në Las Vegas me nënën e tij, por së shpejti do të transferohej me të në Austin, Teksas së shpejti.

Në faqen e ngritur GoFundMe, nga të afërmit, djali përshkruhet si një i ri i sjellshëm dhe i dashur, i cili donte të bëhej artist dhe i pëlqente të ndihmonte bashkëqytetarët e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA