Alba dhe Endi kanë zhvilluar takimin e tyre në “Për’puthen” për tu njohur më mirë me njëri-tjetrin, por gjithçka ishte e mbushur me të papritur.
Konkurrentja u doli përpara makinës së Endit ose siç njihet ndryshe Batmani, gjatë kohës që ai po shkonte drejt saj.
Me guxim ajo ka sfiduar Endin, duke i folur gjatë gjithë kohës, por më pas nisën të diskutonin.
Alba: Hë mo jeta do afrohesh apo nuk do afrohesh? Mendon se do më dridhet qerpiku?! Nuk kam frikë unë jo. Kaq di?
Endi: Je gati për një super aventurë?
Alba: Po si gjithmonë. Ti a je i sigurt?
Endi: Unë i sigurt kam lindur.
Pas këtyre replikave që ata i bënin njëri-tjetrit, konkurrenti ka zbutur disi gjendjen duke treguar afrimitet me vajzën që ka dalë në takim.
Endi: A të kanë thënë që të ka bërë Zoti fiks për mua?
Alba: Jo nuk më ka thënë. Nga e pe ti që jemi fiks për njëri-tjetrin.
Endi: Na solli në takim sëbashku.
Top Channel